75 Mall Live Search
13:34 / E Hënë, 22 Qershor 2026 / G T

Mbrojtësi i Gjermanisë humb Kupën e Botës, konfirmohet lëndimi i ligamentëve

Kombëtarja e Gjermanisë ka marrë një lajm të hidhur gjatë Kupës së Botës 2026, pasi mbrojtësi Nico Schlotterbeck ka pësuar një dëmtim serioz që e detyron të mbyllë para kohe aventurën në turne.

Futbollisti gjerman ka këputur ligamentin e kyçit të majtë të këmbës dhe sipas raportimeve do të mungojë të paktën tetë javë, shkruan Indeksonline

Schlotterbeck u lëndua gjatë ndeshjes ndaj Bregut të Fildisht, të cilën Gjermania e fitoi me rezultat 2:1 në fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Mungesa e tij përbën një goditje të rëndë për trajnerin gjerman, pasi mbrojtësi ishte një nga shtyllat kryesore të repartit defensiv./Indeksonline/