Mbrojtësi i kombëtares shqiptare transferohet te klubi i njohur hungarez
Mbrojtësi i majtë i Kombëtares Shqiptare, Naser Aliji ka ndërruar kampionat.
Aliji tash do të luajë për ekipin e njohur hungarez, Budapest, shkruan Indeksonline.
Këtë e ka bërët të ditur vet lojtari me një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
“Për fat të mirë, unë dua t’iu informoj se një kapitull i ri në jetën time do të nisë tani. Me shumë krenari i bashkohem Honved Budapest. Mezi po pres të nis aventurën time të re në Hungari dhe premtoj se do të jap maksimumin për këtë klub të madh”, deklaroi ai.
Naser Aliji gjatë sezonit 2018/19 ishte pjesë e Dinamos së Bukureshtit./Indeksonline/
