Mbrojtësi i Kosovës shënon gol të bukur, çfarë dhurate i bën vetes për ditëlindje
Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda i ka bërë dhuratë të bukur vetvetes për ditëlindje. Futbollisti i Mouscron në Belgjikë ka shënuar gol të bukur në ndeshjen ndaj Charleroi.
Vojdova si të ishte një mesfushor klasi, bëri një driblim para se të lansoi një goditje e cila gjeti rrjetën.
Skuadra e tij është duke fituar bindshëm me rezultat 3-0, kur kanë mbetur edhe 10 minuta nga fundi i ndeshjes./Indeksonline/