75 Mall Live Search
13:05 / E Martë, 13 Janar 2026 / AR

Mbrojtësi i Kosovës shitet 1 milion euro

Ilir Krasniqi është futbollisti më i ri i Polissya-s. Mbrojtësi i Kosovës vendosi që ta mbyllë aventurën e tij me Kolos Kovalivka-n, për të nisur një të re me ekipin tjetër ukrainas.

Për shërbimet e tij, klubi i Polissya ka shpenzuar 1 milion euro. Ndërkohë që vetë futbollisti ka firmosur kontratën 3.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Vlen të theksohet, se te skuadra e re, pra Polissya, Krasniqi do të gjejë ish-in e Partizanit, Andi Hadrojn, duke u bërë shok ekipi me të.