Mbrojtësi i Manchester Unitedit i bojkoton mediet
Victor Lindelof është duke refuzuar të flasë për mediet suedeze.
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, është i zemëruar me televizionin TV4 dhe ka vendosur të mos u përgjigjet asnjë medie gjatë grumbullimit me Kombëtaren.
Arsyeja e kësaj është se TV4 është marrë me jetën e tij personale dhe futbollistit nuk i ka pëlqyer.
Pasi ishte bërë baba, televizioni në fjalë kishte bërë një artikull me fëmijën e tij, derisa kjo e ka acaruar.
Nga ana tjetër menaxheri i mediumit e ka respektuar vendimin e tij, derisa e ka quajtur si një veprim jo të mirë. /IndeksOnline/