15:08 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Mbrojtësi i Real Madridit, arrin marrëveshje me Bayern Munchenin

Álvaro Odriozola ka munguar sot në stërvitjet e Real Madridit. Mbrojtësi spanjoll ka marrë lejen e skuadrës madrilene për të biseduar me Bayern Munchenin.

Raportohet se marrëveshja midis lojtarit e gjigantit gjerman është në fazën finale. Mediat gjermane raportojnë se futbollisti ka marrë udhën për Mynhen, ku do t’u nënshtrohet shpejt testeve mjekësore.

Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk ka arritur të gjente vend në formacionin bazë të Zidanes dhe ka vendosur përfundimisht largimin./Indeksonline/