75 Mall Live Search
09:28 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mbrojtësi i ri i Juventusit në sezonin e kaluar kishte 10 kartonë të verdhë e dy të kuq

Juventusi ka konfirmuar ardhjen e qendërmbrojtësit nga Genoa, Cristian Romero në një marrëveshje pesëvjeçare deri në verën e vitit 2024.

Juventus ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë 26 milionë euro për 21-vjeçarin, por ai do të kthehet në Genoa në huazim sezonin e ardhshëm.

Ndërsa, skuadra e Maurizio Sarrit është gjithashtu duke zhvilluar bisedimet me Ajaxin, rreth kapitenit Matthijs de Ligt.

 Juventusi tani është në prag të rënies dakord për një pagesë prej 67 milionë euro për de Ligt.

Mirëpo Romero duhet të mësojë të jetë më i qetë, pas marrjes së 10 kartonëve të verdhë, dy kartonëve të kuq, në Serie A sezonin e kaluar./Indeksonline/.