15:50 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / B O

Mbrojtësi i Series A i dhuron topa skuadrës kosovare

Mbrojtësi i Empolit në Serie A, Ardian Ismajli nuk e ka harruar skuadrën ku mori hapat e parë në karrierë, 2 Korrikun.

25 vjeçari e ka ndihmuar skuadrën e Ligës së Parë me disa topa.

“Përveç që po na bën krenarë me çdo paraqitje, si për klubin ashtu edhe për kombëtaren, po ashtu po na bën shumë të lumtur që nuk po na harron aspak. Faleminderit edhe një herë, për topat e dërguar” thuhet në falënderimin e 2 Korrikut për Ardian Ismajlin./Indeksonline/