13:18 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / C E

Mbrojtësi i ShBA-ve shpërthen në lot pasi kaluan në fazën tjetër të Kupës së Botës

ShBA-të mbrëmë kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të finaleve të Kupës së Botës.

Ata në ndeshjen e fundit mposhtën Iranin me rezultat 1-0 pas golit të Pulisicit, shkruan Indeksonline.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Fulham, Jedi Robinson u pa i emocionuar pas suksesit të arritur.

Në dhomat e zhveshjes ai shpërtheu në lot derisa përqafohej nga shokët e skuadrës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rundin tjetër do të përballen me Holandën. /IndeksOnline/