75 Mall Live Search
17:16 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / C E

Mbrojtësi i Shqipërisë zgjedh kampionatin turk, kontratë për dy vite

Frederic Veseli zgjedh të transferohet në Turqi, për herë të parë në karrierën e tij. Mbrojtësi i Përfaqësueses së Shqipërisë ka firmosur me skuadrën e Fatih Karagumruk. Veseli do të qëndrojë te ky klub, të paktën për dy vite.

30-vjeçari vjen në këtë ekip pas një eksperience te skuadra e Beneventos në Serie B. Më parë, Veseli ka luajtur për skuadra të ndryshme italiane si Empoli apo Salernitana.

Lojtari ka dhënë kontributin e tij edhe në Angli në League 2 dhe League 1 me Bury dhe Port Vale. Në Superligën e Zvicrës, nuk mund të lihet pa përmendur Lugano.