75 Mall Live Search
12:37 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mbrojtësi i skuadrës të Series A nënshkruan me kampionin e Shqipërisë

Kampioni i Shqipërisë, Partizani ka bërë një blerje të bujshme. Skuadra shqiptare ka zyrtarizuar marrëveshjen me Deian Boldor.

Mbrojtësi 24 vjeçar nga Rumania, i cili është në pronësi të klubit Italian Hellas Verona, mbërrin te kampionët e Shqipërisë me formulën e huazimit për një vit.

Boldor i cili ka qenë pjestar i ekipeve përfaqësuese U-17 dhe U-21 të Rumanisë, përgjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në skuadrat italiane Roma, Peskara, Bolonja dhe sezonin e fundit te Foxhia.

Gjithashtu mbrojtësi ka qenë edhe pjesë e ekipit Montreal Impakt në Amerikë.

Boldor i është bashkuar menjëherë skuadrës dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Lerda për përballjen e Europa League ndaj Sheriff Tiraspol./Indeksonline/