Mbrojtësi i Spurs-ave u kap me tifozët pas humbjes ndaj Bournemouthit
Bournemouth arriti një fitore të madhe ndaj Tottenham Hotspur, duke triumfuar me rezultatin 3:2 në kuadër të javës së 21-të të Premier League, në një ndeshje dramatike.
Skuadra vendase tregoi karakter dhe vendosmëri, duke përfituar nga gabimet në mbrojtjen e Spurs dhe duke qenë më klinike në momentet vendimtare, shkruan Indeksonline
Një moment që tërhoqi vëmendje pas vërshëllimës përfundimtare ishte reagimi i mbrojtësit holandez, Micky van de Ven. Ai u pa qartësisht i pakënaqur me tifozët e Tottenhamit në sektorin mysafir, të cilët shprehën zhgënjimin e tyre pas humbjes. Van de Ven duket se reagoi ndaj kritikave apo thirrjeve nga tribuna.
The full video of Micky van de Ven coming over to the Spurs fans at full time… pic.twitter.com/h06bce2405 https://t.co/0QqKbMOth0
— george (@StokeyyG2) January 7, 2026

