Mesfushori i Suedisë mungon kundër Kosovës

Kombëtarja e Suedisë mbrëmë arriti fitore minimale 1 me 0 ndaj Gjeorgjisë.
Suedia arriti fitoren e parë në ndeshjet para-kualifikuese të kampionatit botëror “Katari 2022”, shkruan IndeksOnline
Por, ata humbasin mesfushorin Albin Ekdal, i cili pësoi një dëmtim të muskujve mbrëmë gjatë ndeshjes.
Ekdali u zëvendësua në minutën e 68-të për shkak të lëndimit dhe ai pritet të mungojë në takimin kundër Kosovës.
“Dardanët” e presin Suedinë të dielën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” , në Prishtinë./IndeksOnline/