75 Mall Live Search
19:23 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Mbrojtësi i Tottenham i bënë dhuratën më të bukur Liverpoolit, tri pikë

Liverpooli ka mposhtur Tottenhamin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 32-të të Premierligës.

“Reds” grumbullojnë tri pikë sot falë një gabimi në mbrojtjen e “Spursave” në minutat shtesë të ndeshjes.

Liverpooli kaluan të parët në epërsi me golin e Firminos në minutën e 16-të të ndeshjes.

Rezultatin arriti ta barazoj Lucas në minutën e 70-të duke i hapur shumë probleme vendeasve.

Golin e fitores për skuadrën e Klopp e shënoi Alderweireld duke shënuar autogol për t’i dhuruar tri pikë të arta Liverpoolit.

Me këtë fitore, Liverpooli është në krye të Premierligës me 79 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Edhe në këtë ndeshje nuk ishin rezervuar minutazh për Xherdan SHaqirin. /IndeksOnline/