11:42 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mbrojtësi i viktimave: E ndjera nuk kërkoi ndihmë, u ndje e sigurt te vëllezërit (Video)

Agim Pula nga Zyra për Mbrojtjen e viktimave në Gjakovë ka thënë se e ndjera Valbona Ndrecaj asnjëherë nuk është deklaruar se ka pasur kërcënim apo lajmërim për vrasje.

Sipas tij, ata i kanë ofruar ndihmë, mirëpo, viktima nuk ka pranuar duke thënë se për të do të përkujdeset vëllai i saj.

“Ne i kemi ofruar strehim viktimës, por ajo nuk ka pranuar duke u deklaruar se do të strehohet tek familjarët e saj. Po të njëjtën ditë ne kemi marrë deklaratë shtresë nga vëllai i vet. Ai ka thënë se do t’i marr në mbikëqyrje se do ta shikoj motrën e fëmijët e saj. Sa i përket anës së mbrojtjes së viktimave, ne i kemi ofruar çka ajo ka kërkuar. Për vrasjen ne nuk kemi qenë në dijeni, as që ka ardh në zyrë për këtë apo diçka ndonjë kërcënim. Nuk kemi informacione që ajo ka shprehur ndonjë brengë në zyrën e mbrojtjes së viktimave”, ka thënë ai

Sipas tij, çështja e dhënies së sigurisë është diçka që jepet në disa raste të caktuara dhe duhet të ketë vendim për ta siguruar atë.

Viktima nuk ka kërkuar mbrojtje sepse bashkë me vëllezërit e ka ndjerë vetën të sigurt./Indeksonline/