Mbrojtësi kosovar në formacionin e javës në Serie A

Ardian Ismajli po kalon një moment fantastik në karrierë me fanellën e Empolit.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është duke spikatur me paraqitjet e tij, saqë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me 26-vjeçarin që ndodhet në formacionin e javës në Serinë A italiane.
Faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score” ka “skicuar” 11-shen më të mirë të javës së 15-të në Serinë A me Ismajlin që ndodhet si më i votuari në repartin e mbrojtjes me notën 7,8.
Aktualisht, gjatë këtij sezoni me fanellën e Empolit në Serinë A, Ardian Ismajli është aktivizuar në 11 ndeshje, por pa shënuar dhe asistuar dot.
