19:46 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mbrojtësi kosovar pritet të mungoj kundër Çekisë dhe Anglisë, shkak lëndimi

Mbrojtësi i Zurichut, Mirlind Kryeziu nuk ka luajtur në 3 ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit.

Për herë të fundit ai është paraqitur kundër Luganos më 20 tetor.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që trajneri Bernard Challandes është duke pritur lajmin nga Kryeziu nëse është rikuperuar, për ta ftuar në grumbullimin e ardhshëm.

Megjithatë, gjasat janë të vogla që qendër-mbrojtësi të riaftësohet në kohë për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Anglisë.

/Indeksonline/