75 Mall Live Search
18:01 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / Blerim

Mbrojtësi shqiptar humbet ndeshjen kundër Ajaxit

Marash Kumbulla nuk do të luaj ndeshjen e parë çerekfinale në UEFA Europa League kundër Ajax.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë nuk është ftuar nga trajneri i Romës për ndeshjen e nesërme, shkruan IndeksOnline

Kumbulla është i lënduar, prandaj nuk do të jetë i gatshëm të luaj në këtë takim.

Përveç Kumbullës, në këtë takim trajneri, Paulo Fonseca s’mund të llogarisë as në lojtarët: Smalling, Juan Jesus, Karsdorp, Mkhitaryan dhe El Shaarawy./IndeksOnline/