Mbrojtësi shqiptar përfundon në Superligën e Turqisë, ka oferta edhe nga Amerika?

Enea Mihaj me shumë mundësi do të largohet nga Famalicao gjatë kësaj merkato verore. Mbrojtësit të Kombëtare shqiptare, i përfundon kontrata me portugezët dhe nuk ka negociata për rinovim.
Por, për 26-vjeçarin nuk mungojnë ofertat. Hipoteza më e re që ka dalë në skenë dhe që shihet si më e mundshmja, është Superliga turke. Është klubi i Samsunspor, i cili kërkon me ngulm shërbimet e shqiptarit.
Përveç, Samsunsporit, për lojtarin “kuqezi” është interesuar edhe skuadra nga Amerika, Atalanta United.
Vlen të theksohet, së në rast kalimi te Samsunspor, Mihaj do të gjente aty sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Arbnor Mujën. Megjithatë, Mihaj ende nuk ka vendosur, por Superliga turke është opsion konkret.
Atlanta United and Turkish Süper Lig side Samsunspor are interested in signing Albanian defender Enea Mihaj.
— Atlanta United Fan Page (@atlutdfanpage) May 22, 2025
At the moment, the Turkish team seems to have the upper hand.#ATLUTD | #WeAreTheA pic.twitter.com/mog1m5XXlc