75 Mall Live Search
06:49 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

Mbrojtësi tregon se si u ndjeh Rodriguez ku mori vesh shkarkimin e Ancelottit

Largimi i trajnerit italian, Carlo Ancelotti, nga skuadra e Bayernit, nuk ka qenë një lajm i mirëpritur nga të gjithë lojtarët, sidomos prej kolumbianit, James Rodrigez, i cili nënshkroi këtë verë si i preferuari i italianit pasi ai e kishte pa talentin e lojtarin që tek Reali.

Sipas mbrojtësit spanjoll, Javi Martinez, kolumbiani është zhgënjyer jashtëzakonisht me largimin e Ancelottit.

Gjatë ditë së djeshme, Martinez ka zbuluar si është ndierë Rodrigez me largimin e trajnerit italianm duke thënë se:“James Rodrigez është zhgënjyer totalisht me vendimin për të larguar trajnerin italian, Carlo Ancelotti, pasi ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm e një trajner i madh.”, shkruan Albeu.com Mbrojtësi spanjoll, Martinez, gjithashtu ka sqaruar se ky tërbim i Rodrigez nuk do të zgjasë për një kohë të gjatë duke shtuar:“Në fund të fundit, jemi të gjithë lojtarë profesionistë dhe James e di shumë mirë këtë gjë.

Ne si skuadër do të japim maksimumin për ta ndihmuar atë pasi kemi shumë besim te një talent si Rodrigez dhe jemi të bindur se ai do të arrijë të shënojë sukseset e radhës krahas skuadrës sonë.Është koha të bëjmë përpara dhe e shoh Rodrigezin në një gjendje më të mirë pas rikthimit nga sfidat eliminatore me kombëtaren kolumbiane. Kam besim edhe te Jupp Heynckes se do të arrijë të na ndihmojë shumë, edhe në situata si këto.” /albeu.com/