22:25 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Mbrojtja e monumenteve kulturore në Kosovë, sfidë për institucionet

Kosova ka të regjistruara më shumë se një mijë e 500 objekte të trashëgimisë kulturore të periudhave të ndryshme historike të saj.

Por, ruajtja dhe shfrytëzimi i tyre, posaçërisht i monumenteve, vazhdon të mbetet sfidë për institucionet e vendit.

Kjo vështirësohet edhe me mosanëtarësimin e Kosovës në organizatën e UNESCO-s, e cila megjithatë ka përfshirë në listën e monumenteve të mbrojtura tri objekte të trashëgimisë kulturore në Kosovë. /VoA