75 Mall Live Search
16:16 / E Enjte, 24 Mars 2022 / LB

Mbrojtja e Thaçit e shqetësuar: Janë 100 dëshmitarë të cilëve s’ua dimë as emrat

Mbrojtja e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në seancën statusore të radhës në Gjykatën Speciale ka shprehur shqetësimin me taktikat e Prokurorisë, e cila po zvarrit dorëzimin e dokumenteve.

Avokati i Thaëit, Gregory Kehoe, ka thënë se deri më tani mbrojtja ka kërkuar mbi 1000 dokumente të ndryshme. Sipas tij, ndonëse ishte premtuar se ato do t’i dorëzohen mbrojtjes, deri më sot kjo nuk ka ndodhur.

“Ne kemi kërkuar prej konferencës së fundit mbi 1000 dokumente. Asnjë premtim nuk është përmbushur. Jemi të shqetësuar me vonesat. Kemi shumë dëshmitarë, rreth 100 prej tyre të cilëve nuk ua dimë emrat, nuk e dimë kush janë, nuk dihet vende. Të gjitha janë të redaktuara“, ka shtuar ai.

Edhe mbrojtja e krerëve tjerë të UÇK-së është ankuar të gjykatësi i Paraprakes për vonesat që janë duke u krijuar.

Mbrojtja dyshon që këto vonesa po krijohen për të zvarritur fillimin e procesit gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së.