19:21 / E Premte, 27 Tetor 2023 / Gj. Sh

Mbrojtja izraelite: Terroristët e Hamasit fshihen në spitalin më të madh në Gaza

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite, Daniel Hagari ka deklaruar se terroristët e Hamasit fshihen në spitalin më të madh ën Gaza. Ai gjithashtu akuzon grupin e terroristëve të Hamasit se ka grabitur dhe se gjithashtu po përdor burime humanitare për aktivitetet e tij terroriste.

“Hamasi operon nën spital më të madh në Gaza, aty fshihet. Prioritetet e tyre janë të qarta dhe populli i Gazas nuk mund të identifikohet me Hamasin”., është shprehur më tej ai nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale.

Sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Hamasi kontrollon burimet energjetike në Rripin e Gazës dhe “i përdor ato për interesat e tij, në kurriz të popullatës civile”./abcnews