Mbrojtja: Kërkesa për 45 vjet burgim është dënim i përjetshëm, DhSK-ja dhe ZPS-ja ekzistojnë falë Thaçit
Avokati Luka Mishetiq tha se kërkesa e Prokurorisë për 45 vjet burgim për Hashim Thaçin dhe tre të akuzuarit tjerë, është në mënyrë efektive dënim i përjetshëm.
Ai tha se Prokuroria nuk ka parë as faktor zbutës në këtë çështje, duke e quajtur edhe parashtrim të pabesueshëm për faktin se Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar ekzistojnë falë Thaçit, raporton Betimi për Drejtësi
“Ata kanë kërkuar 45 vjet dënim që është në mënyrë efektive dënim i përjetshëm. Pika fillestare e ZPS-së është që nuk ka faktorë zbutës në këtë çështje. Kjo është një parashtrim i pabesueshëm nga një zyrë që e di që DhSK-ja dhe ZPS-ja nuk do të mund të ekzistonin po të mos ishte i akuzuari”, tha ai.
Tutje, Mishetiq tha se fakti që Thaçi ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë dhe iu është dorëzuar atyre, është rrethanë zbutëse.
Përpara kësaj, Mishetiq tha se është e çuditshme që të bëjmë parashtrime për dënimin në një pikë ku mbrojtja është e pasqyruar me qëndrimin e saj dhe rezultati i vetëm është lirimi dhe shpallja i pafajshëm i Thaçit.
Për të folur për dënimin, Mishetiq tha rrezikohet që të krijohet përshtypja e gabuar se mbrojtja pranon mundësinë e shpalljes fajtor./Indeksonline/

