15:53 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Mbrojtja kërkon lirim me kusht për Gucatin dhe ofron 5 mijë euro që ai të gjykohet nga Kosova

Mbrojtja  e kryetari të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka kërkuar që ai të gjykohet në liri, duke ofruar edhe kaucion prej 5 mijë eurosh që kjo të realizohet, raporton IndeksOnline.

Avokati i Gucatit ka thënë se klienti i tij vuan nga disa sëmundje.

Tutje mbrojtja ka thënë se Gucati nuk do të ofrohet tek zyrat e OVL-UCK-së dhe do të paraqitet sa herë që të kërkohet nga EULEX-i në zyrat e tyre.

Kjo kërkesë e mbrojtjes është bërë edhe me shkrim.