75 Mall Live Search
22:57 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / Gj Sh

Mbrojtja skandaloze e Barcelonës, barazon me Club Brugge

Plot gjashtë gola u shënuan por ka përfunduar pa fitues ndeshja e Champions League mes Club Brugge dhe Barcelonës.

Me një atmosferë fantastike në ”Jan Breydel Stadion”, rezultati përfundimtar ishte 3-3, shkruan IndeksOnline.

Skuadra belge kaloi e para në epërsi, me golin e Nicolo Tresoldi, në minutën e 6-të.

Në aksionin e radhës, Ferran Torres barazoi shifrat në 1-1.

Pas një gabimi në mbrojtje, Carlos Forbs shënoi golin e dytë për skuadrën belge, në minutën e 17-të. Me rezultat 2-1 u mbyll pjesa e parë.

Lamine Yamal pas një aksioni fantastik barazoi shifrat në 2-2, në minutën e 61-të.

Pas tre minutave, Forbs me golin e dytë personal, i dha edhe njëherë epërsin Club Brugge.

Por ”drama” nuk përfundoi me kaq, pasi Barcelona për herë të tretë arriti ta barazonte rezultatin, kësaj radhe Joaquin Seys shënoi autogol në minutën e 77-të.

Pas katër ndeshjeve, Barcelona ka grumbulluar 7 pikë, tre më shumë se Club Brugge./IndeksOnline/