21:24 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / C E

Mbrojtjen e Juventusit e zë gjumi, e shfrytëzon më së miri Myrto Uzuni

Ferncvaros ka kaluar në epërsi ndaj Juventusit në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Myrto Uzuni në minutën e 19-të të ndeshjes.

Futbollisti shqiptar shfrytëzoi një top nga krahu pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës së tij. /IndeksOnline/