Mbrojtjen nga ndarja e Kosovës, Ramushi e kthej në frymë bashkimi popullor
Kandidatja për deputete e koalicionit AAK-PSD e ka përmbyllur fushatën me aktivitetin e saj të sontshëm në tubimin përmbyllës në Gjakovë.
Nga atje, ajo ka publikuar një fotografi, me një koment të saj. Ish-deputetja ka thënë se përkrahja që e ka marrë Koalicioni AAK-PSD dëshmon një shpresë të qytetarëve që ata e kanë te i nominuari i tyre për kryeministër, Ramush Haradinaj.
Po ashtu, ajo ka theksuar se ky koalicioni ka marrë përkrahje si asnjëherë më parë, si dhe ka thënë se Ramush Haradinaj po merr përkrahje sërish sepse ai ka kryer edhe një herë një detyrë ndaj atdheut, duke mbrojtur Kosovën nga ndarja.
“E nisëm në Suharekë me sallën plot, e mbyllëm në Prishtinë e Gjakovë me sallat plot. Përkrahja që e kemi marrë gjatë këtyre 10 ditëve nga qytetarët e këtij vendi, dëshmon se ata shohin një shpresë te Ramush Haradinaj. Ramushi është shndërruar në shpresë sepse e dëshmoi veten edhe një herë, dy dekada pas luftës. E mbrojti territorin e pavarësinë e shtetit që dy 20 vjet më parë e çliroi me shumë sakrificë”, ka shkruar ajo.
Ajo ka theksuar se Koalicioni AAK-PSD ka edhe program qeverisës, edhe program atdhetar.
“Program qeverisës dhe njerëz atdhetarë. Ky është koalicioni ynë i fitores, që 6 tetorin do ta bëj festë për Kosovën! Mirë u pafshim në orën 19:00 të datës 6 tetor!”, ka theksuar ai në fund.