12:33 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mbulesa speciale për femrat muslimane që vendosin të merren me sport në Britani

Universiteti Brunel në Mbretërinë e Bashkuar është bërë i pari që lançon veshjen sportive për studentet muslimane.

Universiteti ka vërejtur se kishte një hendek të konsiderueshëm në numrin e femrave muslimane që merrnin pjesë në sport-veçanërisht ato që mbanin mbulesë.

Mbulesa tradicionale është e bërë prej pambuku, që do të thotë se ishte shumë e nxehtë dhe djersite gjatë ushtrimeve sportive. Kjo i ndaloi shumë muslimane që të marrin pjesë në sport.

Mbulesa speciale e dizajnuar ka për qëllim ta trajtojë këtë dhe ta bëjë sportin më gjithëpërfshirës për të gjithë.

Ato janë bërë nga materiale që e mbajnë atë më të ftohtë./Indeksonline/