75 Mall Live Search
09:32 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

Mbushen spitalet e Koresë së Jugut me pacientë me Covid, qindra të tjerë ‘luftojnë’ për një shtrat

Gjendja me Covid-19  në Korenë e Jugut, ka filluar të përkeqësohet. Kjo pasi që dukshëm eshtë rritur numri i atyre që kanë nevojë për trajtim nëpër spitalet koreane, transmeton IndeksOnline.

Sic bënë të ditur CNN-i, bëhet fjalë për 227 pacientë me Covid-19 që kanë nevojë për shtretër spitalorë në qytetin Seul. Ata kanë pritur më shumë se një ditë për një shtrat, sipas një zyrtari të shëndetit të qytetit të Seulit. Park Yoo-mi.

“Kohët e fundit, ndërsa rastet pozitive janë duke shpërthyer, numri i pacientëve që presin një shtrat është rritur shumë”, tha Parku në një konferencë të rregullt këtë të premte.

Ai theksoi se qyteti po punon për të zgjeruar numrin e shtretërve në dispozicion të dedikuar për koronavirusin dhe për të rritur monitorimin e pacientëve që janë duke pritur për një shtrat nga shtëpia.

Në mbarë vendin, Koreja e Jugut ka 45 shtretër të mbetur të njësisë së kujdesit intensiv (ICU) të disponueshëm për pacientët, sipas Ministrisë së saj të Shëndetësisë.

Ndërsa u bë e ditur nga zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë, Son Young-rae, në konferencë se Qeveria do të sigurojë 160 shtretër të tjerë ICU për të trajtuar pacientët me Covid-19 deri në fillim të janarit.

Soni tha se 496 njerëz në vend aktualisht janë duke pritur për një shtrat spitali dhe kanë pritur më shumë se një ditë./IndeksOnline/