75 Mall Live Search
11:36 / E Martë, 26 Prill 2022 / OSH

Mbushën tre automjete me emigrantë të paligjshëm, arrestohen në Korçë tre shtetas nga Kosova

Policia e Korçës ka arrestuar 3 shtetas nga Kosova të cilët u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit.

Sipas bluve të Korçës, pas finalizimit të operacionit “Perimetri” u arrestuan  R. F., 34 vjeç; M. J., 39 vjeç dhe L. Xh., 37 vjeç, banues në Kosovë.

“Shërbimet e Policisë i kanë kapur në flagrancë këta shtetas, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me 2 automjete tip “Audi” dhe 1 automjet tip “Volkswagen”, 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit”.