16:21 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mbushësi wireless më i mirë për të blerë tani

Mbushësit Wireless nuk është ndonjë paisje e re e shpikur por që kur fillojë ta përdor kompania “Apple” tek ‘Iphone X’ dhe “Iphone 8” , ka filluar të bëhet pajisje me rëndësi, transmeton Indeksonline.

Kjo pajisje është njëra nga më të mira të shpikura për telefonat. Por cili është mbushësi Wireless më i miri për t’u blerë momentalisht?

Edhe pse Samsung e prodhon vetë këto lloj pajisje, nuk është më e mira. “Wireless Qi”  që kompania “Apple” e përdorë konsiderohet më e mira.

Edhe nëse e blen ndonjë të vjetër apo më të lirë “Wireless Qi” e kryen punën në mënyrën më të mirë.

Ky lloj i mbushësit funksionon edhe për “Samsung”. Është nga më të lirët në treg dhe e kryen punën në mënyrën më të mirë, prandaj cilësohet e ardhmja e mbushësve. /Indeksonline/