75 Mall Live Search
11:51 / E Diele, 07 Mars 2021 / Blerim

Mbushet kapaciteti i tregut të automjeteve, policia nuk po i lejon qytetarët tjerë të futen brenda

Policia e Kosovës nuk është duke lejuar që të hynë qytetarë të tjerë në tregun e automjeteve në Fushë-Kosovë, në kuadër të aksionit që është duke u  zhvilluar ende.

Ndalimi i qytetarëve të tjerë në këtë treg është duke u bërë në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, ku ky treg lejohet që të operojë me vetëm 40% të kapaciteteve.

IndeksOnline raportoi edhe më herët se policia është duke qëndruar tek hyrja e tregut dhe është duke shpërndarë gjoba për të gjithë ata që po i shkelin  masat e vendosur nga Qeveria e Kosovës

Po ashtu Policia e Kosovës i ka dënuar qytetarët të cilët nuk kanë bartur maska.