Mbushet Klinika Pulmologjike me të infektuar me Covid-19, mbesin vetëm 4 vende të lira

Situatë me Covid-19 në vendin tonë është mjaftë shqetësuese, vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 241 raste të reja, ndërsa edhe Klinikat që po trajtojnë pacient të infektuar e të dyshuar, kanë filluar të mbushen, transmeton IndeksOnline.
Stafi mjekësor nga Klinika Pulmologjike bën të ditur se në këtë klinikë kanë mbetur vetëm 4 shtretër të lirë.
Ndërsa sot është pranuar edhe një shtatzënë e cila është në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Ajo siç bëjnë të ditur në QKUK ka arritur me simptoma të Covid-19, që e kanë shoqëruar tash e katër ditë. Temperaturë, lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje janë simptomat e kësaj shtatzënë.
Aktualisht në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 64 persona, ndërsa në atë të Dermatologjisë 22 të tjerë./IndeksOnline/