Mbushet me policë oborri i Kuvendit, pas miratimit të Ligjit për Pagën Minimale

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në parim Ligjin për pagën minimale. Pas këtij veprimi të anëtarëve të legjislativit, oborri i Kuvendit është stërmbushur me pjesëtarë të Njësisë Speciale.

Kujtojmë se organizatat e dala nga lufta kanë paralajmëruar protestë me 16 qershor kundër këtij Projektligji.
Ndryshe, 68 deputetë pro, kundër nuk kishte e abstenuan 6, kaloi Projektligji në fjalë. /Indeksonline/
