75 Mall Live Search
15:49 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mbushet rruga me Coca-Cola në dalje të Prishtinës

Një kamion transportues që barte pijen më të famshme në botë “Coca-Cola” është aksidentuar në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Disa pako me pije janë rrëzuar në rrugë dhe kanë shkaktuar tollovi në këtë pjesë të rrugës.

Pamje të dërguara nga lexues shihen shishe të “Coca-Colës” të thyera në rrugë.

Nuk dihet shkaktari i dëmit derisa punëtorët kanë mbledhur mbeturinat dhe pjesën e shpëtuar. /IndeksOnline/