75 Mall Live Search
14:50 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Mbyllen 45 minutat e parë në Podujevë e Gjilan, ja rezultatet

Kanë përfunduar 45 minutat e parë të të dyja ndeshjeve të ditës së sotme në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Podujevë, Llapi ka mbyllur pjesën e parë me epërsi të dyfishtë ndaj Gjilanit.

Për skuadrën e Tahir Batatinës, golat gjatë 45 minutave të parë i shënuan, Arbnor Ramadani nga penalltia, dhe Ersil Ymeri që shënoi në minutën e 39-të të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër e cila po zhvillohet në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, vendasit kanë arritur të mbyllin pjesë e parë me epërsi minimale 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Kastriot Rexha./IndeksOnline/