75 Mall Live Search
15:21 / E Hënë, 22 Korrik 2024 / L K

Mbyllen dy pika të derivateve në veri të Kosovës

Dy pika të derivateve në Zveçan dhe Leposaviq janë mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, pas konstatimit të operimit pa leje të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.

Ky aksion është realizuar me sukses nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së  Tregut, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës , Doganën e Kosovës , Administratën Tatimore të Kosovës  dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit .

Verifikimi i dokumentacionit përkatës ishte në qendër të këtij operacioni, duke siguruar që çdo operator ekonomik të respektojë rregullat dhe ligjet në fuqi.

 **Kujdes!** Të gjitha subjektet që merren me tregtinë e produkteve të naftës dhe të karburanteve të ripërtërishme, duhet të pajisen me leje të vlefshme nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësiaë dhe Tregtisë, për zhvillimin e veprimtarisë së tyre brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ndaj atyre që operojnë në kundërshtim me ligjin, do të merren masa ndëshkuese strikte sipas legjislacionit në fuqi.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë me kontrollet edhe në ditët në vijim