Mbyllen dy supermarkete në Mitrovicë s’respekuan masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19

Drejtoria e Inspeksionit sot ka mbyllur dy supermarkete Interex-in në Zhabar dhe Bamex-in në Mitrovicë, pasi që nuk kanë respektuar vendimin e Shtabit Emergjent të Komunës së Mitrovicës lidhur me masat shtesë për parandalim të përhapjes së virusit COVID-19.
Përveç mbylljes së bizneseve të tyre, inspektorët komunal kanë shqiptuar gjoba mandatore për pronarët, ndërsa për procedurat tjera do të merren organet e rendit dhe ligjit.
Vlen të potencohet se çdo vendim apo urdhëresë që e ndërmarrim ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, dhe kjo gjë është paralajmëruar edhe nga mbledhja e Shtabit Emergjent të Mitrovicës për ato biznese të cilat nuk respektojnë vendimet rrezikojnë në mbylljen e tyre.
Prandaj duhet të vazhdojmë t’i zbatojmë dhe respektojmë të gjitha vendimet si nga niveli lokal ashtu edhe në atë qendror, sepse vetëm në këtë mënyrë kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.