16:18 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Mbyllen edhe 14 subjekte të lojërave të fatit

Drejtoria e Lojërave të Fatit në ATK nga data 12 shkurt deri më 2 mars ka zhvilluar aktivitete të tjera në mënyrë që të verifikohen subjektet që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit.

Si rezultat i këtyre aktiviteteve janë mbyllur 14 subjekte të kësaj veprimtarie, të cilat nuk ju kanë përmbajtur kritereve që dalin nga Ligji për Lojërat e Fatit.

Po ashtu, janë ndëshkuar me gjoba 19 subjekte tjera dhe vlera e përgjithshme e gjobave është 85 mijë  euro.

Këto aktivitete janë zhvilluar në qytetin e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Gjilanit, Fushë Kosovë, Lipjanit dhe Suharekës.

Drejtoria e Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit.