75 Mall Live Search
12:55 / E Hënë, 01 Prill 2024 / L K

Mbyllen kufijt e Greqisë, kjo është arsyeja

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se që nga nesër, me fillim në ora 06:00 e mëngjesit e deri me datën 4 prill 2024, kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur.

Kjo si pasojë e një greve 48-orëshe të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek.

MPJD ka berë të ditur se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore, përcjell IndeksOnline.