13:49 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet/ Drita – Gjilani dhe Arbëria – Ballkani

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës.

Në derbin lokal janë shënuar dy gola. Klubi i Dritës është duke fituar 2 me 0 ndaj Gjilanit, shkruan IndeksOnline.

Dy golat për ekipin e “Intelektualëve” i shënuan: Namani dhe Limani.

Nga ana tjetër, skuadra e Arbërisë është duke humbur me rezultat minimal 0 me 1.

Golin për “portokallinjtë” e shënoi, Arbër Hoxha në minutën e 33-të./IndeksOnline/