14:05 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / MSH

Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, rezultatet

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, në derbin që po zhvillohet në stadiumin e qytetit të Gjilanit mes Dritës dhe Ballkanit ende nuk ka zhbllokim rezultati, ku qëndron i barabartë 0:0.

Krahas Dritës dhe Ballkanit është në zhvillim edhe ndeshja mes Llapit dhe Malishevës, në të cilën “Legjendat” hynë drejt zhveshtores me epërsi solide 2:0.

Rezultatet e pjesëve të para të dy ndeshjeve të Superligës së Kosovës i gjeni më poshtë.

Drita 0:0 Ballkani

KF Llapi 2:0 Malisheva