75 Mall Live Search
16:54 / E Shtunë, 24 Gusht 2024 / G T

Mbyllen pjesët e para në ndeshjet e Superligës së Kosovës

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Prishtinës është duke fituar 0:2 ndaj Ferizaj si mysafire, shkruan Indeksonline

Dy gola për skuadrën kryeqytetase i realizoi Sunday Akinbule, një në minutën e 3’të dhe një në minutën e 21’të.

Kurse ndeshja mes Llapit dhe Malishevës momentalisht është pa gola 0:0.

Dy skuadrat patën rastet për shënim, por në 45 minutat e para nuk u tund asnjë rrjetë.

Kujtojmë që Malisheva ka mbetur me një lojtar më pak pas pjesës së parë. Me karton të kuq direkt u ndëshkua Robert Ndjigi./Indeksonline/

HT| Ferizaj 0:2 Prishtina

HT| Llapi 0:0 Malisheva