75 Mall Live Search
17:19 / E Diele, 17 Gusht 2025 / G T

Mbyllen pjesët e para në ndeshjet e Superligës së Kosovës

Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve të para të Superligës së Kosovës për sezonin e ri 2025/26.

Në tri ndeshje ka ndryshim rezultati. Në Klinë, Dukagjini është duke humbur 0:2 ndaj Prishtinës, shkruan Indeksonline

Golat i shënuan: Ilievski dhe Baftiu.

Ferizaj po fiton minimalisht 1:0 ndaj Dritës. Golin e shënoi Berisha në minutën e 12’të.

Kujtojmë që skuadra nga Gjilani është me një lojtar më pak në fushë, pasi Ovouka është ndëshkuar direkt me të kuq.

Kurse, Malisheva po mposhtet nga Prishtina e Re me rezultatin 0:1.

HT | Drenica 0:0 Llapi

HT | Malisheva 0:1 Prishtina e Re

HT | Dukagjini 0:2 Prishtina

HT | Ferizaj 1:0 Drita

/Indeksonline/