75 Mall Live Search
13:52 / E Diele, 19 Tetor 2025 / L A

Mbyllen pjesët e para në Superligë/ Prishtina po e shkatërron Drenicën, pa gola në Suharekë dhe Podujevë

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e javës së 9-të në Albi Mall Superliga.

Është Prishtina ajo e cila po e “shkatërron”, Drenicën në Skënderaj me rezultat 0-3.

Golat për kryeqytetasit i realizoi Namani në minutën e 2-të dhe , Veliu në minutën e 16-të dhe Zeqiri në minutën e 36-të.

Ndërsa në ndeshjet tjera si Ballkani-Dukagjini dhe Llapi-Ferizaj, pjesa e parë është mbyllur me barazim pa gola.

Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në pjesën e dytë./IndeksOnline/