75 Mall Live Search
15:53 / E Diele, 23 Maj 2021 / Blerim

Mbyllen pjesët e para në xhiron e fundit në Superligë, këto janë rezultatet interesante!

Tashmë kanë përfunduar pesë ndeshjet e xhiros së fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina dhe Ballkani po luajnë baraz në 2:2 me dy golat e shënuar nga Daku për suharekasit, ndërsa golat për kampionët i shënuan, Besnik dhe Endrit Krasniqi, shkruan IndeksOnline

Në ndeshjen tjetër, Arbëria është në disavantazh prej një goli nga Drita të realizuar nga Festim Alidemaj.

Gol kishte edhe në takimin Besa – Gjilani, ndërkaq në dy takimet e tjera, Llapi – Feronikeli dhe Trepça’89 dhe Drenica rezultati mbeti i pandryshuar.