Mbyllen pjesët e para, Suhareka në epërsi ndaj Malishevës, baraz në derbin Llapi-Ballkani

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit të javës së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Derbi mes Llapit dhe Ballkanit, e cila po zhvillohet në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Poduhevë, pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0.
Në ndeshjen tjetër, Suhareka ka shkuar në pushim me epërsi 1-0 ndaj Malishevës.
Golashenues ishte sulmuesi, Mevlan Zeka, në minutën e 9-të./IndeksOnline/