75 Mall Live Search
15:56 / E Diele, 09 Maj 2021 / Blerim

Mbyllen pjesët e para të pesë takimeve të Superligës, këto janë rezultatet interesante!

Tashmë kanë përfunduar pjesët e para të takimeve në kuadër të xhiros së 35’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë në takimin mes Dritës dhe Ballkanit u mbyll me rezultatin në 1:1, me golin e shënuar nga Shabani për gjilanasit, ndërsa për klubin nga Suhareka realizoi Daku.

Prishtina gjithashtu u nda në 1:1 në këta 45 minuta e para me Feronikelin në një takim që po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan IndeksOnline

Në takimin tjetër ndërmjet Trepçës’89 dhe Gjilani u shënua vetëm një gol, përmes Kelmendit.

Arbëria po tregohet e fortë, pasi pjesën e parë po e mbyll me epërsi minimale prej një goli kundër Drenicës.

Kurse, Llapi dhe Besa u ndan në paqe.