75 Mall Live Search
13:54 / E Hënë, 04 Nëntor 2024 / L A

Mbyllen pjesët e para, udhëheqin Ballkani dhe Malisheva

Duket se fati po i buzëqesh Ballkanit dhe Malishevës ku mbyllën pjesën e parë në avantazh.

Ballkani, po udhëheq në udhëtim te Feronikeli 74, me rezultat 2-0, ndërsa po i njëjti rezultat në ndeshjen tjetër ku Malisheva po udhëheq ndaj Llapit në “Liman Gegaj”.

Në ndeshjen Feronikeli 74-Ballkani, u shënua autogol nga Armend Halili në minutën e 15-të, dhe dy minuta më pas shënoi nigeriani Sunday Adetunji.

Ndërsa në “Liman Gegaj”, golat u shënuan nga Valmir Berisha në minutën e 8-të dhe në minutën e 29-të./IndeksOnline/